Princi Charles mbasdite vjen n’Kosovë

Princi Charles i Mbretnise se Bashkueme dhe bashkëshortja e tij, Dukesha e Cornwall, Camilla nisin vizitën e tyne zyrtare në Kosovë.

Ata mberrijne te Premten mbasdite në Aeroportin e Prishtinës, përderisa të shtunën në mëngjes do ta takojnë presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Bashkë me Jahjagën, Princi dhe Dukesha e Cornwallit do të marrin pjesë në ceremoninë e Memorialit të Personave të Pagjetur, si rezultat i luftës në Kosovë.

Princi Charles dje ka qëndruar në Beograd.

Gjatë qëndrimit të tij në Beograd, në kuadër të xhiros së tij në Ballkan, ka mbajtur fjalim në Parlamentin e Serbisë, ku ka përmendur edhe shqiptaret Rita Ora dhe Nanën Tereza.