Princi Charles: Pajtimi dhe falja krijon nji t’ardhme ma të mirë

Princi i Wales, Charles, i ftuem në nji konferencë nderfetare në Prizren, tue kujtu herën e parë që kishte vizitu Kosovën në vitin 1999, përçoi edhe njiherë mesazhin e tij për pajtim dhe vendosje t’urave të bashkëpunimit mes popujve dhe feve në Ballkan.

Tue kujtu gjendjen e Kosovës në atë kohë, Charles ripërsëriti edhe njiherë atë që tha në Parlamentin e Serbisë.

“Si thashë në Beograd, nuk mund të lejojmë veten të bahemi të burgosun të historisë”, tha Princi.

Ai tha se kishte knaqësinë që sot të takojë qytetarë të ndryshëm që i përkasin religjioneve të ndryshme, tue u shpreh i brengosun me familjarët e të pagjetunve, nga të cilët ka ndigju pak nga rrefimet e tyne.

“Çka dëgjova sot në Prishtinë ma theu zemrën. Ndigjova njerëz që kanë humb ma të dashtunit e tyne, e kam fjalën për personat e pagjetun. Do të dëshiroja të baj ma shumë rreth kësaj”, tha tutje Princi Charles.

Charles, tue aludu në luftën e fundit në Kosovë dhe tue fol rreth vizitës së tij në Beograd, tha se njerëzit kanë mundësinë për të rindërtu urat e bashkëpunimit të qendrueshëm.

Pajtimi dhe falja, simbas tij, janë kryesoret që shpijnë drejt nji të ardhme ma të mirë.

“E kuptoj dhimbjen nepër të cilën keni kalu, por duhet të kalohet me ndërtimin e bashkëpunimit”, tha Charles.
Në fund, ai tha se asht i lumtun që Britania e Madhe “luen nji rol të vogël në rindërtimin e Kosovës.”