Princit Charles i kerkohet me i ba presion Serbisë për kthimin e të zhdukunve!

Princi i Wales, Charles në sheshin “Ibrahim Rugova”, ka taku qytetarë të shumtë të cilët e kanë falënderu për vizitën e tij në vendin tonë.

Kurse, gra nga shoqata “Thirrjet e Nanave”, i kanë kerkue që t’i bajnë presion Serbisë në mënyrë që t’i kthejë ma të dashtunit e tyne të zhdukun, ndërsa kriminelet të dalin para drejtësisë.

Ferdane Qerkezi, me lot në sy i rrefej Princit Charles se i mungon burrin dhe dy djemtë saj, të cilët janë në Serbi.

Qerkezi i tha Princit që t’i bajnë presion Serbisë që të kthejnë ma të dashtunit e tyne të zhdukun, kurse, kriminelet të dalin para drejtësisë.