Prishtina “alarmohet” nesër prej orës 12:00

Komuna e Prishtinës ka njoftue se nesër n’ora 12:00 ka me ba testimin e sistemit të Alarmimit në kohëzgjatje prej 30 sekondave.

Komuna i ka njoftue edhe qytetarët përmes mesazheve telefonike, që ata mos me u shqetësue gjatë kohës së testimit.

“Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se të shtunën ,02 Prill 2016, në ora 12, do të bëj testimin e sistemit te Alarmimit ne kohëzgjatje prej 30 sekondave”, thuhet në mesazhet dërguem qytetarëve.