Prishtina dhe Prizreni prej ores 12:00 mbesin pa rrymë për 90 minuta!

KEDS përmes nji njoftimi urgjent ka paralajmërue qytetarët e Prishtinës dhe Prizrenit se në mesditën e sotme, ka me pasë ndërpremje të obligueshme të rrymës për 90 minuta.

Dy qyteteve u ndalet rryma me kërkesë obligative nga KOSTT.

Ndërprerja ka me u ba në linjat 110/10 kV Prishtina 3 dhe 110/10 kV Prizreni 1.

“Ndalesa ka me zgjatë simbas kërkesës për 90 minuta, përkatësisht nga ora 12:00 deri në ora 13:30.

Prej kësaj ndalese ka me pasë ndërpremje t’energjisë elektrike për pjesën qendrore të Prishtinës dhe qytetit të Prizrenit me rrethinë”, njofton KEDS’i.