“Prishtina, e detyrueme me ndërrue qasje ndaj Beogradit”

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës – që kanë ndodhë kohët e fundit nga autoritetet e Serbisë, derisa ata po kalonin nëpër territorin e këtij shteti – janë të papranueshme, joligjore dhe janë sheja hakmarrëse të Qeverisë së Serbisë, për me i ba presion Kosovës dhe me shtye në sjellje destruktive, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Javë ma parë, autoritetet serbe patën arrestue nënkolonelin e Policisë së Kosovës, Nehat Thaçin, me dyshimet dhe akuzat për krime lufte. Ai asht lirue të Martën, mbas ma shumë se nji muej qëndrimi në paraburgim. Ndërkaq, ditë ma parë, me dyshime dhe akuza të njajta, asht arrestue edhe qytetari tjetër nga Kosova, Hilmi Kelmendi.

Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë së Kosovës ka reague, tue i quejt këto arrestime të papranueshme dhe që “rrezikojnë shumë proceset e arrituna gjatë periudhës së dialogut për normalizimin e marrëdhanieve mes Kosovës dhe Serbisë”. Njiherit, kjo ministri u ka ba thirrje krejt shtetasve të Kosovës – të cilët për çfarëdo arsye e zgjedhin Serbinë si vend transit gjatë muejve të ardhshëm – ta shmangin atë maksimalisht.

Zavendësministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Valon Murtezaj, thotë për Radion Europa e Lirë se egzekutivi i vendit po e shqyrton situatën lidhun me arrestimet e shtetasve të saj, si dhe mundësitë e veprimeve në përputhje me situatën.

“Nëse këto sjellje destruktive, joligjore, vazhdojnë edhe në të ardhmen, doket se edhe Qeveria e Kosovës ka me qenë e shtrëngueme që me marrë të tjera masa apo me kallxue të tjera sjellje në kuptimin e aspektit të qasjes që e ka pasë deri tash në përgjithësi, me qëllim normalizimin e marrëdhanieve me Republikën e Serbisë”, thotë Murtezaj.