Prishtina n’alarm, qe për sa sekonda!

Komuna e Prishtinës ka njoftu se sot prej ores 12:00 ka me ba testimin e sistemi t’alarmimit, e që ka me zgjatë rreth 30 sekonda.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që testohet alarmi nga Komuna.

Simbas komunës, ky sistem do të jetë aktivitet i rregullt në çdo të Shtunë të parë të muejit vijues.