Prishtina nikoqire e seminarit të Asamblesë Parlamentare të NATO’s

Sot në Prishtinë fillon punimet Seminari i 93’të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO’s, në të cilin pritet të jenë ma shumë se 100 pjesëmarrës, tue perfshi gati 70 deputetë nga 21 vendet anëtare të NATO’s dhe vendet partnere.

Në takimin treditor ka me u diskutue për perspektivën e Kosovës në marrëdhaniet me Bashkimin Europian dhe rolin evolues të NATO’s në rajon, që pason Samitin e Aleatëve të  Krenave të Shteteve dhe të Qeverive, të mbajtun në muejin korrik, në Varshavë.

Seminari asht organizue në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës nën udhëheqjen e kryetarit të  Delegacionit të  Kuvendit të Kosovës në AP të NATO’s, Xhavit Haliti dhe me përkrahjen e Qeverisë zvicerane.