Prishtina për here të pare me Qendër për Zhvillim në Karrierë

Me qëllim kryesor me i ndihmue të rritë e shkollave profesionale në ndërtimin e karrierës, dhe për me fitue njohuni, aftësi dhe nevojën e duhun për me i shqyrtue alternativat e tregut të punës, sot në Prishtinë u inagurue Qendra e pare e Zhvillimit në Karrierë.

Qendra, e cila u inagurue në objektin e ish-shkollës politike, u themelue me iniciativën e Komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Ambasadën e Britanisë së Madhe në Kosovë dhe Helvetas Swiss Intercooperation.

Gjatë ceremonies u paraqit puna e nxanësve të shkollave të mesme profesionale të Prishtinës, përmes punimeve, ushqimeve e pikave muzikore.

Tue e theksue se papunësia në mes të rive asht 61%, ambasadori i Britanisë Ruairi O’Connell, tha se kjo qendër duhet me shërbze si hallkë lidhëse mes të rive dhe të papunëve.
Ai kujtoi edhe nivelin jo të kënaqshëm të aftësive profesionale që të ritë e Kosovës e fitojnë në shkolla dhe universitete të vendit.

Shkollimi që bëhet në shkollat profesionale dhe jo vetëm, nuk i pajisë të rinjtë me aftësitë që kërkohen në treg. Në lidhje me këtë të fundit , shkollat dhe universitete janë të mbushura me studentë, mirëpo kompanitë private dhe investitorët gjithnjë ankohen për mungesë të aftësisë në punë… Prandaj, përgëzojë nismën e marrë. Kjo qendër të shërbejë si hallkë lidhëse në mes studentëve dhe të rinjve të papunë, shkollave profesionale dhe bizneseve. Çelësi i suksesit është gjithmonë në bashkëpunim”, tha ai.

Se aftësitë që i fitojnë të rite në shkolla profesionale asht në nivel jo të kënaqshëm, e tha edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, tue shtue se shkollat profesionale po shihen si mundësi të fundit të shkollimit. Për këtë Ahmeti tha se kjo qendër ka me i ndihmue të rite për orientin dhe pregaditje profesionale.

Si t’i lidhim këto dyja, ka qenë të bëjmë një data bazë të bizneseve, t’i pyesim bizneset çka kanë nevojë dhe t’ia përshtatim shkollat nevojes së tregut apo nevojave të sektorit privat. Në qoftë se një biznes e din se ka nevojë për 20 të përgatitur në një fushë të caktuar, atëherë ne punojmë që në vitin e katërt të shkollës t’i përgatisim këta nxënës automatikisht për tregun e punës, pse jo edhe me praktika të ndryshme, por kur hyjnë në tregun e punës të jenë të gatshëm….Unë besoj që kjo Qendër për zhvillim në Karrierë të jetë me të vërtetë qendër, resurs apo burim për të gjithë nxënësit të kuptojnë më mirë se çka duan të bëjnë në jetë dhe cili profesion ndoshta ju garanton një jetë me sukses dhe natyrisht një jetë profesionale”, shtoi Ahmeti.

Patrick Etienne drejtori i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, që ndihmoi këtë projekt, tha se kjo qendër ndihmon që punësimi të bahet në bazë të meritave dhe jo si ka ndodh deri tash, me baza klienteliste.
Kjo ndihmon që edhe punësimi të bëhet në baza meritore dhe jo në baza klienteliste, siç mund të jemi të mësuar deri më tani. Vërtetë ky sistemi i zhvillimit të aftësive të shkollimit profesional kërkon përkushtim dhe përfshirjen e shumë partnerëve të ndryshëm , që në vete përfshijnë edhe sfidat e shumta. Megji thatë mendojë që kjo është mënyra më e mirë për të shkuar përpara”, tha ai.

Në kuadër të këtij projekti, Komuna e Prishtinës e ka pregadit edhe nji katalog me profilet e shkollave profesionale ne Komunën e Prishtinës./Kp