Prishtina përkujton 74 viktimat e Masakrës së 28 Marsit 1999

Lulet e pemeve simbolizojnë fillimi e pranverës ndërsa flamuri kuq e zi, gjakun e të ramëve për liri…

 

Asht parku “Toukbashqe” ku mbas 17 viteve, banorët e Lagjes Sofali, përmes dhurimit të gjakut përkujtuen 74 veprimtarët e vramë nga forcat Serbe në Mars të vitit 1999.

 

Vitia u bani thirrje qytetarëve me dhurue gjak, sepse dhania e gjakut shpëton jetë.
Edhe iniciatori i kësaj simbolike e kordinatori i lagjes Enver Redenica, foli për randësinë e përkujtimit të të vramëve nga forcat serbe dhe bartjes së saj te gjeneratat e ardhshme.
Ndërsa menaxheri për marketing e informim nga qendra kryesore e Transfuzionit të Gjakut u bani thirrje qytetarëve me iu bashkue iniciatives, e cila në vete barë mesazhin dhuro gjak shpëto jetë.
T’u përmend randësinë e dhurimit të gjakut ai tha se nevojat për gjak në QKUK asht shumë e madhe. Simbas tij, vetëm mbrenda 24 orëve nevojiten mbi 120 doza gjak.
Kjo asht hera e dytë që banorët e lagjes Sofali dhurojnë gjak në nder të përkujtimit të masakres civile të 28 Marsit të vitit 1999.