Prishtina, plot qenë endacak, bërllog e terr në rrugica

Përfaqësuesit e tana zonave të Prishtinës raportuen për problemet e ndryshme që preokupohen qytetarët në përditshmëninë e tyne.

Ndër problemet ma të shumëta, me të cilat përballen qytetarët janë mbeturinat, ndriçimi i rrugicave e sidomos trajtimi i qenëve endacak.

E mbas shpalosjes së këtyne problematikave nënkryetari Dardan Sejdiu u zotue se ka me punu në rregullimin e tyne, i cili kërkoi nji plan konkret për me diskutue në mbledhjen e ardhshme.

E lajm i mirë asht se simbas përfaqësuesve të zonave të ndryshme të Prishtines, siguria në kryeqytet asht e kënaqëshme.

Ndërsa sa i përket aksidenteve, Komandati i Policisë në stacionin Qendër, Driton Imeri tha se vetëm gjatë dy muejve janë shenue 27 aksidente derisa tregoi se ka ranie të konfiskimeve të automjeteve.

Mbas diskutimeve për problemet e shërbimeve komunale, me të cilat përballen qytetarët. Kryetari Shpend Ahmeti, shfrytëzoi këtë takim për me sjellë lajm të mire për besimtarët Protestantë e Hebre,j t’u premtue sigurimin e lokacioneve për ndërtimin e Kishes Protestante dhe Sinagoges.

Kjo ishte mbledhja e parë e Këshillit për Siguri në bashkësi e Komunës së Prishtines.