Prishtinë: Për 11 të akuzuemit për terrorizëm rreth 15 vjet burg

gjykata.jpg

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë u shpall aktgjykimi për 11 të akuzuem.

Në Departamentin për Krime të Randa sot u shpall aktgjykimi në çashtjen penale të tashma të akuzuemve H.A., N.A., I.R., A.B.,E.B., S.S., H.E., H.L., dhe M.B., të akuzuem për veprat penale – Organizimi dhe Pjesëmarrje në grupe terroriste, nganeni 143 par.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës; dhe L.L. e S.H. të akuzuem për veprën penale – Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuem të armëve, nga neni 374 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të akuzuarit N.A dhe H.E janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj. Të akuzuarit I.R dhe E.B janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 3 (tri) viteve, i akuzuari A.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 3 (tri) viteve.
Të akuzuarit H.A ,S.S ,H.L dhe M.B janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 3 (tri) viteve.
I akuzuari S.H është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 6(gjashtë)muaj ,i cili nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën kohore prej 1(një) viti nuk kryen vepër të re penale”, thuhet në njoftim.