Priten largime nga PDK-ja. Kjo asht arsyeja!

kadriveselii

Deputeti Ramiz Kelmendi nuk ka me qenë i vetmi që ka lëshue Partinë Demokratike të Kosovës. Gazeta Blic ka mësue se edhe disa personalitete të randësishme të partisë ma të madhe në vend, ka gjasa që me braktisë PDK-në.

“Arsyeja ka të bajë me ate se, kush ka me mundë me u përfshi në organet drejtuese të partisë, gjegjësisht në Kryesinë e re dhe në postet e lira të nënkryetarëve”, ka thanë ky burim.

Gazeta Blic ka mësue se këto personalitete janë në pritje të futjes në Kryesi, ashtu edhe siç u asht premtue.

“Nëse kjo nuk ndodh ka me pas largime”, ka thanë për Gazetën Blic nji zyrtar i nalttë i PDK-së në kushte anonimiteti. Mësohet se këta zyrtarë që munden me u largue, bartin edhe pozita t’nalta në ekzekutiv.