Pritet vendimi: A ka m’u denue me burg Gruevski

Gjykatësit e Penales kanë me vendos mbrenda 24 orëve nëse kanë me respektue kërkesat e Prokurorisë Speciale për arrestimin e ish-Kryeministrit Nikola Gruevski dhe bashkëpunëtorëve të tij të afërt.

Specialja ka dorëzue mbramë vonë materialet hetimore për aktpaditë e ngrituna për pesë landë që kanë të bajnë me çashtjet “Tifani”, “Trevnik”, “Total”, “Tortura” dhe “Titanik”.

Ndërkohë, mbramë Këshilli Penal i Gjykatës Themelore – Shkupi 1, mbas analizave të detajueme të fakteve dhe deshmive solli vendime me të cilat nuk përcaktoi ndonji masë paraburgimi, por vetëm u asht marrë pasaporta disa prej t’akuzuemve në landët e Speciales.

Pritet që në 24 orët e ardhshme të merret vendimi për ish-zyrtarët e naltë shtetnorë të qeverisjes së kalueme.