Pritjet e gjata në Merdare, kolona deri 5 km!

Në pikëkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në Merdar, vazhdon të ketë kolona të gjata.

Në dalje të Kosovës, janë krijue kolona të veturave deri në 5 km, kryesisht të mërgimtarëve që po kthehen në vendet e Europës Perëndimore, mbas pushimeve në Kosovë.
Policia e Kosovës dje ka pranue se në piken e kalimit kufitar në Merdar në dalje nga Kosova, në kufi me Serbinë, ka fluks ma të madh të automjeteve, dhe për pasojë edhe kolonat janë ma të gjata si dhe pritjet zgjatin ma shumë se në pikat e tjera.