Pritjet në Merdarë, kerret presin 6-7 orë për me kalue kufinin!

Me stinën e verës kur shumë mergimtarë të Kosovës vijnë për pushime nga shtetet të ndryshme të botës, janë kthy edhe kolonat e stërgjata nepër kufi.

Kështu, simbas të dhanave të publikueme në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Mbrendshme, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka tregue për secilën pikë kufitare se sa po presin ata që duen me kalue kufinin.

Simbas MPB’s, deri n’ora 10:30, kolona ma e gjatë ka qenë në pikën kufitare me Serbinë, përkatësisht në Merdarë prej 5 km, ku pritjet kanë zgjatë prej 6 deri në 7 orë.

E në krejt pikat tjera kufitare, ku pritjet janë ma së shumti deri në 15 minuta, ma saktësisht në pikën kufitare në Vërmicë.

 

pritjet