Prizreni proteston neser

Organizata jo-qeveritare “Ec Ma Ndryshe”, ka ba të ditun se nesër ka me organizue protestë në Prizren, mbasi që banorët e lagjes “Bazhadarhane” kanë shprehe pakënaqësinë e tyne në lidhje me furnizimin jo të rregullt me ujë të pijes.

Në nji komunikatë për media, thuhet se përkundër kërkesave të adresueme në organet kompetente dhe takimeve të zhvilluaeme me përgjegjësite, ky problem ende s’asht zgjidh.

Banorët kanë vendosur të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për protestë, për të shprehur pakënaqësinë në mënyrë publike, lidhur me furnizimin jo të rregullt me ujë të pijes, tash e disa vite”, thuhet në komunikatë.

Bahet e ditur se protesta e banorëve ka me u mbajte nesër, nga ora 08:30, para ndërtesës së Komunës së Prizrenit.