Pro rusët fitojnë në Bullgari

Partia Socialiste e Bullgarisë, e cila ishte në opozitë i ka fitue zgjedhjet presidenciale në Bullgari.

Ata kanë garue në nji dyshe të përfaqësueme nga Rumen Radev dhe Iliana Yotov, të cilët njihen si përfaqësues të ish komunistëve në Bullgari, dhe të afërt me Moskën zyrtare.

Dyshja pro ruse ka fitue bindshëm ndaj pro europianëve, me rreth 58.4 përqind të elektoratit konfirmojnë rezultatet paraliminare të komisionit zgjedhor në Bullgari.

Fitorja e socialistëve bullgarë, vlerësohet të jetë kthesë e influencës pro ruse në Bullgari, nga komentatorët politik dhe diplomatët e stacionuem në Sofje.