Probleme globale me Facebook dhe Instagram

Rrjetet sociale Facebook dhe Instagram po përjetojnë probleme në shumicën e funkcioneve të tyne, po raportojnë përdoruesit e internetit nëpër krejt botën në Twitter.
Përdoruesit po raportojnë probleme si pamundësi për me hapë faqet e Facebook, për me publikue në to, për t’ju kthye mesazhet njerëzve në Messenger, për me dërgue fotografi, për me publikue statuse dhe madje edhe për me hy në llogarinë e tyne.

Përderisa në Instagram përdoruesit po raportojnë për mos-shfaqje të postimeve të reja, pamundësi për me postue foto dhe pamundësi për me shtue storje si zakonisht.

Edhe në Kosovë dhe Shqipni përdoruesit po raportojnë për probleme të njajta.

Faqja për raportim të problemeve outage.report ka marrë ma shumë se 2,000 raporte vetëm në 20 minutat e fundit për mosfunksionim të Facebook.