Procedurat e reja, kështu mundeni me i marrë dokumentet tash në Suedi

Ligjvnuesit suedezë kanë miratue me shumicë dërmuese ligjin për me i forcue rregullat për azil dhe për bashkim familjar. Masat vijnë mbasi vendi skandinav vitin e kaluem kishte nji rekord kërkesash për azil që shkonin deri në 160 mijë.

Të gjithë parlamentarët ditën e Marte votuen me 240 vota pro miratimit të lejeve të përkohshme të qëndrimit për disa azilkërkues, të cilëve ma parë në mënyrë automatike ju asht dhanë leja e qëndrimit të përhershëm. Simbas legjislacionit të ri ka edhe kufizime të ashpna për bashkimin familjar.

Masat e përkohshme të qeverisë suedeze kanë me hy në fuqi me 20 Korrik dhe ka me u zbatue për emigrantët që kanë aplikue për azil mbas 24 Nandor 2015.

Qindra njerëz u mblodhën jashtë Parlamentit për me protestue këtë veprim, tue deklarue që ajo asht çnjerëzore.

Vendi nordik i udhëhequn nga Social Demokratët ka qenë i njohun për qëndrimin mikpritëse ndaj emigrantëve dhe azilkërkuesve.