Procesi gjyqësor kundër Ilir Tolajt: Çka dëshmoi Ferid Agani?

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani dëshmoi në procesin gjyqësor kundër Ilir Tolajt dhe zyrtarëve tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ish-sekretari i përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë Ilir Tolaj, bashkë me Bekim Fushën, Zenel Kuqin, Valentina Haxhijajn, Remzije Thaçin dhe Florije Tahirin akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Tolaj simbas prokurorisë, keqpërdorimin e kreu, mbasi tue shfrytëzue pozitën e tij zyrtare si sekretar i përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Tenderin “Klasifikimi dhe Shkatërrimi i Barnave me Afat të Skaduar” ia mundësoi kompanisë “KMI” sh.p.k të drejtueme nga Arion Lleshi e Shpend Agani përfitimin material tue damtue buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë për 400 mijë euro.

Në kohën kur kompanisë “KMI” sh.p.k iu mundësue ky përfitim, ministër i Shëndetësisë ishte Ferid Agani.

Ish-ministri u pyet nga prokurori se çfarë lidhjesh familjare kishte me Shpend Aganin, njanin nga fituesit e tenderit për shkatërrimin e barnave.

“Kjo asht publike tash. Baba im me babën e Shpendit janë djem të axhës”, tha Agani.

Prokurori e pyeti ish-ministrin se a e dinte sasinë e saktë të barnave me afat të skaduem që duhej të shkatërroheshin.

“Nuk kam gjetë dokument me sasi të saktë, por vetëm vlerësime të përafërta”, tha Agani.

Agani deklaroi se përgjegjës kryesor për menaxhimin e shkatërrimit të barnave ishte sekretari i përgjithshëm./kallxo.com