Procesi i vizave asht çashtje orësh

Liberalizimi për kosovarët, tani asht çashtje orësh. Kështu tha Presidenti Hashim Thaçi, i cili nji gja të tillë kishte premtue edhe në kohën kur mbante postin e Kryeministrit.

Madje, Presidenti vlerësoi se mosliberalizmi i vizave deri në këtë kohë , asht nji vonesë e panevojshme që Bashkimi Europian e ka ba karshi Kosovës.

Gjitha këto komente Presidenti Hashim Thaçi i bani mbas nji takimi që pati me Presidentin e Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri.

Ndërsa, mbas rekomandimit që Kosovës me iu largue vizat, ma mbas fillon edhe i ashtuquejtuni procesi legjislativ, e që zakonisht zgjat prej 3-6 muaj.