Profesorët e UP’s luejn për Kosovën në FIFA

Maji i këtij viti i solli Kosovës lajme shumë të gëzueme.

Në fillim vendi jonë mori 28 vota si anëtare e UEFA’s, e mandej Komisioni Europian rekomandoi liberalizimin e vizave, e mbramë, nji fitore e jashtëzakonshme me 141 vota pro pranimit në Federeatën Botnore të Futbollit, FIFA.

E mbas dekadash për njohje ndërkombëtare edhe të sportit, sot ishin profesorët e Universitetit të Prishtinës, që përmes nji turneu futbollistik, festuen anëtarësimin e Kosovës në FIFA.

Në këtë event futbollistik mori pjesë edhe Ministri i Drejtësisë, njiherit profesor në Fakultetin Jurid, Hajredin Kuçi.

E derisa aty shiheshin vetëm 4 femna pjesëmarrëse, organizatori i turneut, Luz Balaj, u arsyetue, se vetë femnat nuk kanë interesim me u marrë me futbollin.

Në këtë turne morën pjesë Fakulteti i Mjekësisë, ai Ekonomik, Juridik, Filozofik, Inxhinieria Mekanike, si dhe Edukimi Fizik.