Profesori amerikan: Kujdes prej mikut tuej të rrejshëm – Turqisë!

Kosova asht nji prej vendeve që ka probleme të shumta me rrymat ekstreme fetare.

Numri prej 300 personave që u përfshinë në luftës e Sirisë ishte paralajmërimi i parë se vendi ynë po shkon drejt ekstremizmit.

Megjithatë institucionet ndermorrën hapa konkret në parandalimin e ekstremizmit.

Por nji nga profesorët e njohun amerikan David Phillips nga Universiteti i Columbias tue fol për rolin e edukimit në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm ka thanë se vendi ynë duhet të ketë kujdes nga miqtë e rrejshëm, e që në këtë rast simbas tij asht Turqia.

“Një nga arsyet se pse të rijtë i drejtojnë sytë ka feja asht se ata mendojnë se kanë mungesë të mundësive dhe kjo asht për shkak të izolimit të Kosovës. Asht me randësi që SHBA’të janë afër Kosovës dhe Kosova të jetë e integrueme në institucionet europiane. Europa duhet me ba shumë ma shumë për Kosovën. Në fund due të ju japë nji paralajmërim për miqtë e rrejshem. Agjenda e Turqisë këtu ka të bajë me agjenda të cilat janë të partisë së Erdoganit dhe ata kanë për qëllim me que përpara nji agjendë të përhapjes së islamit politik. Keni kujdes nga miqtë e rrejshëm”, ka deklarue David Phillips profesor n’Universitetin e Columbias.

Këtë paralajmërim profesori amerikan e ka ba në nji tryezë të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë.