Profesori shqiptar arrestohet në Turqi për bindje guleniste

Nji profesor shqiptar me banim në Turqi asht arrestue mbramjen e djeshme në Ankara, nën akuzën se ka bindje guleniste ( prirje anti-regjimit të Erdogan).

Marjus Hoxha, 30 vjeç asht ligjërues në Universitetin Zirve.

Familjarët e tij thonë se arrestimin e ka konfirmue edhe Ambasada e Shqipnisë në Ankara, por nuk kanë përgjigje se çka ka me ndodhë me profesorin Hoxha.

“Familja kërkon ndihmën nga Ministria e Jashtme e Shqipnisë. Jemi shumë të shqetësuem. Ai nuk ka asnji lidhje me zhvillimet politike në Turqi”, thotë nji familjar i tij.