Prokurori: 3 kosovaret po përgaditnin nji sulm serioz, s’dihet nëse kanë lidhje me Brukselin

prokurori-gjerman

Policia në Bayern të Gjermanisë arrestoi tre kosovarë mbas nji dyshimi për nji sulm të planifikuem terrorist, transmeton ARD dhe BR.

Kosovarët e arrestuem, ishin tue udhëtu në nji kerr të regjistruem në Belgjikë, ka konfirmu nji zadhanës i Zyrës së Hetimeve Kriminale të Martën.

“Mund të konfirmoj se tre persona nga Kosova janë arrestu n’orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Ato ishin arrestime të përkohshme dhe hetimet po vazhdojnë. Personat janë arrestu nën dyshimin për përgaditjen e nji krimi serioz,” ka thanë Floraian Weinzierl prokuror i rastit, raporton Reuters.

“Momentalisht nuk jemi në dijeni se ka nji lidhje në mes personave që na kemi arrestu me sulmet në Bruksel. Hetimet janë në vazhdim e sipër dhe mbetet të shihet derisa informata shtesë të dalin në dritë”, theksoi ai.