Prokurori i Gjykatës Speciale: Ka me u gjykue përgjegjësia individuale, jo e ndonji organizate

Prokurori i Gjykatës Speciale me bazë në Hagë, David Schwendiman, ka deklarue veprimet procedurale që kanë me u ndërrmarrë në kohën e duhun, sa ma shpejt që asht e mundun, por edhe aq sa e lejojnë kushtet dhe procedurat.

Këto komente ai i bani mbas takimit me ministren e drejtësisë, Dhurata Hoxha, ku tha se procesi ka me qenë objektiv, nuk ka me pasë drejtësi selektive.

Prokurori special tha se krejt janë të barabartë para ligjit dhe ka me u gjykue përgjegjësia individuale e jo përgjegjësia e ndonji grupi apo përgjegjësia e ndonji organizate.

Në takim me Prokurorin special, Schwendiman, ministrja Hoxha theksoi randësinë e koordinimit ndërinstitucional për çashtjet e ngrituna.

“Jam zotue dhe e përkushtueme që me respektue pamvarësinë e Prokurorit special në punën e tij dhe mbrenda kompetencave, kam me ofrue mbështetje në pajtim me ligjin dhe mandatin tim”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha.