Prokurori i Speciales mban konferencë në Hagë, qe kur!

Dhomat e Specializueme të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuem ka me mbajtë konferencat e para të shtypit më 15 Shtator 2016 në Hagë, n’orën 10:30.

Simbas komunikatës për media administratorja Fidelma Donlon ka me shpjegue procesin e themelimit të Dhomave të Specializueme.

Dhomat e Specializuara kanë me fillue komunikim të drejtpërdrejtë dhe Donlon ka me prezentue faqen e Dhomave të Specializueme dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuem në Internet.

Më pas, nji konferencë për media ka me mbajtë edhe prokurori, David Schwendiman.

Siç njoftohet, ai ka me folë për emnimin e tij si Prokuror i Specializuem dhe ka me shpalosë këndvështrimin e tij mbi rolin dhe pergjegjësinë e Prokurorit të Specializuem dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuem.

 

david-schwend