Prokurori Islami: Kemi ardhë te dyshimi i arsyeshëm se 6 t’arrestuemit kanë krye vepër penale

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Abdurrahman Islami, në nji konferencë të jashtëzakonshme së bashku me zavendës drejtorin e anti-terrorizmit, Luan Kekën, kanë folë për arrestimin e gjashtë aktivistëve të VV’s, të cilët dyshohen se e kanë sulmue Kuvendin e Kosovës më 4 Gusht të këtij viti.

Simbas Prokurorit Islami, arrestimi i tyne ka ardhë mbas shumë veprimeve ligjore, përfshi këtu edhe përgjimin e telefonatave të aktivistëve që nga nata e sulmit.

“Përmes përgjimeve i kemi vërtetue dyshimet, të cilat janë mbledhë ma herët nga ana e Policisë, dhe Prokuroria ka ardhë në përfundim dhe ka urdhnue edhe bastisje ku janë gjetë edhe armë dhe kemi ardh deri te dyshimi i arsyeshëm se këta 6 të dyshuem kanë krye vepër penale”, ka thanë Islami.

Atdhe Arifi, Astrit Dehari, Adea Batusha, Egzon Haliti, Petrit Ademi dhe Frashër Krasniqi janë gjashtë të arrestuemit sot në mëngjes në nji akcion të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës mbas nji hetimi intensiv lidhun me sulmin në Kuvendin e Republikës së Kosovës të kryem më 4 Gusht 2016.