Prokurori kerkon kthimin në burg të aktivistëve të VV’së

Prokuroria asht ankue në Apel ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila ka lanë në arrest shtëpiak tre nga gjashtë aktivistët e arrestuem të Vetëvendosjes, të dyshuem për sulmin me mjet shpërthyes kundër Kuvendit të Kosovës.

Prokurori Special, Abdurrahim Islami, asht ankue në Gjykatën e Apelit kundër vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për lanien në arrest shtëpiak të 3 aktivistëve të Vetëvendosjes, të dyshuem për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.

Islami për Kallxo.com tha se të dyshuemit kanë veprue si grup dhe secili ka pasë rolin e tij.

Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Astrit Dehari, Petrit Ademi, Adea Batusha dhe Frashër Krasniqi ishin arrestue mbas nji akcioni të Policisë së Kosovës më 30 Gusht.