Prokurori kërkon riburgosjen e Azem Sylës

Azem-Syla

Mbas caktimit të masës së paraqitjes në stacion policor për Azem Sylën, prokurori asht ankue në Gjykatën e Apelit.

Simbas Tomë Gashit, prokurori Danilo Ceccareli asht ankue në Apel për heqjen e paraburgimit të Azem Sylës.

Azem Syla, njani nga 52 të hetuemit për tjetërsim të ish-pronave shoqnore në Çagllavicë e Llapnasellë u dërgue në gjykatë për caktim të masës së sigurisë gjashtë ditë ma parë, mbasi u arrestue nën dyshimet për tentim-ndikimi në dëshmitarë.

Por, nji ditë ma vonë, më 17 Shtator Sylës iu caktue masa e paraqitjes në stacion policor nga gjyqtarja e EULEX’it Jennifer Seal./kallxo.com