Prokurori turk kërkon 285 vjet burg për Qendrim Ramadanin nga Kosova

Prokuroria turke ka kërkue denim të randë për Qëndrim Ramadanin, nga Kosova, që dyshohet se në Mars të vitit 2014, bashkë me xhihadistë të tjerë, kishte krye nji sulm terrorist në Turqi, ku kishin mbetun të vramë dy policë dhe nji civil.

Gjykimi po mbahet në qytetin turk Nigde. Prokurori i rastit ka kërkue denim me 285 vite burg për kosovarin, raporton “Hürriyet”, transmeton Rrokum.TV

Aktakuza prej 58 faqeve nënvizonte se Ramadani kishte kalue 9 muej në kampet e Shtetit Islamik në Siri.

Ramadani ishte përzanë nga shteti i Zvicrës në fillim të vitit 2013.