Prokuroria e heton Murat Mehen, qe sa miliona i ka në bankë!

Prokuroria Themelore në Prishtinë asht tue e hetue shumë të përfolunit për çashtjen e shenimit të vijes kufitare në mes të Kosovës e Malit të Zi, Murat Mehën.

Por jo, si kryetar i Komisionit për përcaktimin e pikës kufitare me Malin e Zi.

Hetimi ndaj tij asht tue u zhvillue si drejtor i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, me dyshimin se ka krye veprën penale “mosraportim ose raportim i rremë i pasunisë si zyrtar i shtetit”.

Fillimisht, elemente të natyrës penale ka gjetë Agjencia Kundër Korrupcionit në deklarimin e pasunisë që Meha e ka shpalos në këtë institucion dhe ka ba kallëzim penal ndaj tij në prokurori.
“Ndaj drejtorit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Murat Meha, në Prokurorinë Themelore në Prishtinë janë dorëzue dy kallëzime penale nga Agjencia Kundër Korrupcionit, njani më datë 02.04.2014 dhe tjetri më datë 28.01.2016.

Lidhun me kallëzimin penal të datës 02.04.2014 Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pushue hetimet, për shkak të mungesës së provave, të cilat do të vërtetonin dyshimin e bazuem se janë përmbush elementet e veprës penale, ndërsa lidhun me kallëzimin e dytë ndaj të njajtit janë tue u zhvillue hetimet përkatëse dhe mbi bazën e tyne pritet me u ngritë aktakuzë, ose jo”. Kjo asht arsyeje për të cilën lajmi.net ka mësue që asht tue u hetue Meha.

Kreu i Agjencionit Kadastral të Kosovës se bashku me bashkëshorten e tij, Miradije Meha e cila asht drejtoreshë në Komisionin Qendrorë të Zgjedhjeve, kanë mbi gjysë milioni para të gashte në bankë.

Të dy bashkëshortët në deklarimin e pasunisë që e kanë paraqit në Agjencinë Kundër Korrupcionit kanë deklarue para në vlerë prej 508 mijë e 117 euro të mbajtuna në institucionet financiare.

Mbas deklarimit të pasunisë në fundin e Marsit të vitit 2015, Murat Mehës i asht rritë edhe rroga, si kryeshef i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, nga kjo pozitë të ardhunat vjetore i ka pasë 5770 euro, pa mëditje, tash i ka 16200 euro.

Ai ka edhe burime tjera të hynave nga Institucionet publike.

Si profesor në UP ka deklarue pagë 800 euro, ndërsa si publikues –autor ka deklarue të hyna 2500 euro, nga Oda –EK ka deklarue të hyna 600 euro.

Bashkëshortja e tij ka shenue se pagën mujore ne KQZ e ka 1161 euro.