Prokuroria e njofton zyrtarisht familjen se si ka vdekë Astrit Dehari

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin publik se Prokuroria Themelore në Prizren ka pranue sot raportin e autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, për të ndjerin Astrit Dehari.

 
Menjiherë mbas pranimit të këtij raporti, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha e ka ftue përfaqësuesin e familjes Dehari, avokatin Tomë Gashi, që së bashku me prindit e të ndjerit Astrit Dehari, gjatë ditës së sotme me shkue në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, për me pranue nji kopje të raportit, si dhe për me informue për të gjetunat gjatë procesit të autopsisë.

Në komunikatë shkruen se për hir të transparencës dhe informimit të drejtë të opinionit publik, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, në konsultim me familjen Dehari nderkohë ka me informue opinionin publik me rezultatet e raportit të pranueme sot nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.