Prokuroria, edhe 1 javë afat për hetimin e imamëve!

Prokurorit special të Kosovës do t’i duhet që para datës 16 Shtator me pushue hetimet ose me ngre aktakuzë ndaj imamëve që u arrestuen para dy vjetëve.

Në nji akcion të Policisë së Kosovës në Shtatorin e 2014’tës u patën arrestue disa nga imamët ma në za në Kosovë nën dyshimin për vepra penale kundër rendit kushtetues të Kosovës.

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, imamët nga Mitrovica, Enis Rama dhe Ekrem Avdiu, imami nga Peja Enes Goga dhe lideri i Partisë LISBA, Fuad Ramiqi, ishin disa nga 15 të arrestuemit që simbas komunikatës së policisë dyshoheshin për nxitje të urrejtjes apo mosdurimit racor.

Dy vjet më pas, krejt këta imamë dhe personat e arrestuem janë në procedurë të rregullt, ndërsa prokurori special ka më pak se nji javë për me përmbyll hetimet të cilat mund të rezultojnë me aktakuzë, apo me pushim të hetimeve.

Kodi i Procedurës Penale të Kosovës përcakton se periudha e hetimeve nuk mund të jetë ma e gjatë se dy vjet, përpos nëse prokurori nuk kërkon edhe 6 muej shtesë nga gjyqtari i procedurës paraprake.