Prokuroria, ekspertizat i çon edhe jashtë Kosovës!

Një numër i madh i rasteve penale të cilat janë në shqyrtim të Prokurorisë së Shtetit presin kryemjen e ekspertizave ligjore, shumicën prej të cilave Prokuroria detyrohet me i dergue jashtë vendit për ekzaminim për shkak të mungesës të ekspertëve vendorë në fusha të caktueme, sidomos në çashtje të forenzikës dhe në ato të mjekësisë.

Përveç mungesës së resurseve profesionale për zbardhjen e rasteve nga ana e Prokurorisë, ekzaminimi i ekspertizave ndërkombëtare perban edhe nji kosto të naltë financiare për organin e akuzës.

Simbas Prokurorisë, dërgimi i ekspertizave jashtë vendit bahet për arsye se nji numër i rasteve nuk mund të realizohen në Kosovë, shkruen Zeri.

Simbas Ekrem Luftiut, nga Këshilli Prokurorial, shumica e ekspertizave e të cilat dërgohen jashtë vendit kanë të bajnë me natyra të ndryshme të cilat janë jashtë profesionit të prokurorëve.