Prokuroria ka 7 mijë faqe biseda telefonike për Grupin e Kumanovës!

kumanovaaa

Seanca e ardhshme gjyqësore kundër pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës ka me u mbajt persëri me dyer të mbylluna, njoftojnë avokatët mbrojtës.

Simbas avokates Artene Iseni, shkak për mbylljen e sërishme të seancave ka me qenë fillimi i prezentimit të bisedave telefonike, të cilat prokuroria i shfrytëzon si deshmi kundër pjesëtarëve të grupit.

“Bahet fjalë për material voluminoz. Prokuroria posedon 7.000 faqe tekst nga bisedat e transkriptueme telefonike. Presim të shohim se çfarë deshmi posedon prokuroria në pjesën e bisedave telefonike. Nga deshmitë tjera që ka prezentue deri tash, Prokuroria nuk posedon deshmi të bazueme për akuzën terrorizëm”, deklaroi për Gazetën Lajm, avokatja Artene Iseni.

Simbas Isenit, mbas nji kohe të gjatë, pjesëtarët e Grupit të Kumanovës sot nuk janë ankue nga maltretimet policore.