Prokuroria kallxon disa detaje për hetimet në ‘Rastin Dehari’

prokuroria

Hetimet lidhun me rastin e Astrit Deharit po i vazhdon Prokuroria e Shtetit. Tash në drejtim të shkaqeve dhe motiveve që çuen 26-vjeçarin në vetvrasje. Prokurori i rastit ka thanë se po i presin rezultatet e forenzikës derisa pritet m’i intervistue për herën e dytë edhe katër persona. Pjesë e hetimeve, simbas tij, janë edhe disa letra me shkrim që i ndjeri kishte lanë në çelinë e paraburgimit në Prizren.

Mbas rezultateve të autopsisë së trupit të pajetë të Astrit Dehari, dhe rezultatet se i njajti ka kryer vetvrasje në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, prokuroria tash po merret me shkaqet dhe motivet që kanë çue deri te vetvrasja e Deharit.

Rezultatet e forenzikës, kanë me qenë ato, të cilat sipas prokurorit Metush Biraj, i cili po i kryeson hetimet e rastiti Dehari kanë me i kallxue mbi motivet e vetvrasjes. Për këtë çashtje janë marrë edhe disa shkresa, të cilat kanë me u hulumtue nga ana e Prokurorisë.

Ekipet e hetuesisë shprehen të gatshëm të bashkëpunojnë edhe me ekipet ndërkombëtare nëse ju vjen nji kërkesë e tillë.