Prokuroria në Mal të Zi: Serbët planifikonin me kidnapue kryeministrin Djukanovic

Prokuroria Speciale Shtetnore e Malit të Zi me anë të komunikatës njoftoi se grupi prej 20 shtetasve serbë ngarkohet për dy vepra kriminale, ndër të cilat asht plani për arrestimin e kryeministrit Milo Djukanovic, njofton Gazeta Express.

“Egzistojnë dyshime të bazueme se nga fillimi i Tetorit në Serbi dhe Mal të Zi asht formue organizatë kriminale me qëllim të ndikimit mbi pushtetin ligjdhanës dhe egzekutiv në Mal të Zi. Dyshohet se plani i kësaj organizate ka qenë që në kohën e shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, me përdorim të armëve t’i sulmojnë qytetarët e tubuem para Kuvendit të Malit të Zi dhe nëpunësit e Drejtorisë së Policisë, e mandej të pushtojnë hapsinat e Kuvendit, me qëllim që të shpallin fitoren zgjedhore të partive të caktueme politike”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë që e transmetoi Radiotelevizioni shtetnor.

Gjithashtu, thuhet ma tej në komunikatë, “dyshohet se plani i organizatës kriminale ka qenë privimi nga liria i kryeministrit të Malit të Zi”, tranmseton Gazeta Express.