Prokuroria po shqyrton mundësinë e nji hetimi të veçantë për Azem Sylën

azemsyla

Me kërkesë të Prokurorit, i cili asht tue e hetue rastin, për të Marten në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë asht thirrë nji seancë e mundësisë së veçantë hetuese në rastin e tjetërsimit të pronave shoqnore, ku të dyshuem janë 52 persona, ndër ta edhe Azem Syla, ish-deputet i PDK’s dhe Nuhi Uka, i cili ka qenë kryetar i Gjykatës Komunale në Prishtinë.

Sylës dhe Ukës para disa ditëve u asht vazhdue paraburgimi edhe për nga tre muej nga gjyqtarja e procedurës paraprake në Prishtinë.

KALLXO.com caktimin e mundësisë së veçantë hetuese e konfirmon nga njoftimi i EULEX’it, ku shihet se për të Marten asht parapa me u mbajtë kjo seancë.

Azem Syla, Nuhi Uka, Sabedin Haxhiu, Avni Maxhuni, Hajrullah Berisha, Ilaz Syla dhe Lubisa Vujovic ishin arrestue në fund të Prillit të këtij viti mbas nji akcioni të gjaë të Policisë së Kosovës dhe EULEX’it.

Prokuroria pretendon se të dyshuemit kanë tjetërsue prona shtetnore në mënyrë joligjore në regjionin e Llapnasellës, për çka të gjithë të dyshuemit janë deklarue të pafajshëm.