Prokuroria, qe çfarë tenderi 20 milionësh po heton tash në MPB!

Prokuroria e Shtetit asht tue e hetue edhe nji tender të pasaportave të Ministrisë së Punëve të Mbrendshme.

Organet e hetuesisë kanë nis hetimet nën dyshim që mund të jetë rrit vlera e tenderit në mënyrë fiktive.

Kompania “Veridos” nga Gjermania ka me vazhdue që edhe për pesë vjet me furnizue me pasaportë biometrike dhe letërnjoftim, Republikën e Kosovës.

Me 28.07.2016, zyra e prokurimit të Ministrisë së Punëve të Mbrendshme dhe kompania “Veridos” kanë nënshkrue kontratë në vlerë prej 19.817.750,00 euro, për tenderin “Furnizim me pasaporta, letërnjoftime, patentë shofer dhe mirëmbajtja e sistemeve te tyne”, raporton lajmi.net.

Vlera e kontratës asht me kohëzgjatje prej pesë vitesh. Procedura e prokurimit ka qenë e negociume pa publikim të kontratës, çka do të thotë se ministria e ka kufizue konkurrencën dhe i asht ofrue vetëm nji kompanie për marrëveshje.

Burime të lajmi.net kanë ba të ditun se Prokuroria e Shtetit asht tue e hetue këtë kontratë nën pretendimin që vlera e tenderit mund të jetë rrit në mënyrë fiktive.