Prokuroria Speciale aktakuzë kundër 23 të pandehunve

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritë sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 23 të pandehunve.
Aktakuza përfshinë 29 pika të veprave penale, tue përfshi krimin e organizuem, pastrimin e pareve, lëshimin e vendimeve gjyqësore të paligjshme, shpërdorimin e pozitës zyrtare, falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe grabitjen.
Aktakuza asht ngritë nga nji prokuror i EULEX’it në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.