Prokuroria speciale, aktakuzë kundër 4 personave për korrupcion

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngrit aktakuzë kundër 4 të pandehunve për nji rast të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar dhe mos raportimit apo raportimit të rremë të pasunisë, të hynave apo të ardhunave, dhuratave, dobive të tjera materiale ose detyrimeve financiare.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngrit sot aktakuzë, pranë Gjykatës Themelore në Pejë për rastin “Klina”.

Katër të pandehun akuzohen për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, shkelje kjo nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, në bashkëkryemje simbas nenit 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Përveç kësaj, dy nga të pandehunit akuzohen edhe për veprën penale të mos raportimit apo raportimit të rremë të pasunisë, të hynave të ardhunave, dhuratave, dobive materiale të tjera ose detyrimeve financiare, shkelje kjo nga neni 437 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Aktakuza asht ngrit nga nji prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës mbas hetimeve të ndërlikueme të kryeme nga Policia e Kosovës.