Prokuroria Speciale aktakuzë për arratisjen e të burgosunve nga QKUK për rastin ‘Drenica’

prokuroria

Sot, nji prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ngriti aktakuzë në rastin e regjistruem me numër PPS 67/2014 në lidhje me vepra penale të kryema gjatë gjykimit të rastit ‘Drenica’, shkruen komunikata për media.

Njizetë e katër të pandehun simbas PSRK’s, akuzohen për nji numër veprash që kanë të bajnë me trajtimin e të burgosunve nga ana e Shërbimit Korrektues të Kosovës, ikjen e të burgosunve nga Spitali i Prishtinës në Maj të vitit 2014, kujdesin mjekësor që ju asht dhanë disa të burgosunve, dhe kercënimin e deshmitarëve gjatë gjykimit të rastit ‘Drenica’.

“Mbas zhvillimit të hetimeve të gjata dhe të ndërlikueme, 11 pjesëtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe nji mjek tash përballen me akuzën e keqpërdorimit të pozitës apo autorizimit zyrtar dhe akuzën e lirimit të paligjshëm të personave të privuem nga liria.

Ikja e të burgosunve dhe keqpërdorimi i kujdesit mjekësor që ju asht ofrue disa të burgosunve po ashtu janë të perfshime në këtë aktakuzë të ngritun”, ka njoftue Prokuroria Speciale.

Prokururia ka theksue se hetimet janë zhvillue me qëllim që të ndiqeshin penalisht disa të pandehun, të cilët, edhe pse ishin burgos, patën mundësinë e organizimit të nji grupi të përkushtuem për me ba presion mbi deklaratat gjyqësore të deshmitarëve kyçë kundër të pandehunve kryesorë në rastin ‘Drenica’.

Hetimet u kryen me mbështetjen aktive të Policisë së Kosovës dhe të Shërbimit Korrektues të Kosovës.