Prokuroria Speciale aktivizohet për rastin Nenad Rikalo

Prokuroria Speciale e Kosovës ka paralajmërue hapjen e hetimeve ndaj Ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo, i cili asht akuzue nga disa qytetarë të lagjes “Dardania” në Prishtinë për maltretime gjatë kohës së luftës.

Mbas raportimit në media të disa deklaratave të banorëve të nji ndërtese në lagjen “Dardania” në Prishtinë, të cilët pretendonin se janë maltretue nga Rikalo gjatë luftës ku kishte jetue edhe ministri Rikalo, Prokuroria ka paralajmërue se ka me nis me grumbullimin e informacioneve dhe më pas nëse ka prova dhe dëshmi vazhdon me hetime penale.

Prokuroria e Shtetit, i ka thanë Arbresh.info në nji përgjigje me post elektronike se kjo prokurori nuk ka qenë e njoftueme ma parë për këtë rast.

“Ju informoj se PSRK deri dje 13.09.2017, kur ka pa në media nuk ka pas asnji informacion lidhun me veprimet e mundshme inkriminuese, për Nenad Rikalo, Ministër i Bujqësisë në Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Ma tej në përgjigje thuhet se Prokuroria ka me ndërmarrë veprimet simbas Kodit të Procedurës Penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka me ndërmarrë veprimet e duhuna në pajtim me Kodin e Procedurës Penale.

 

 

Shperndaje në: