Prokuroria Speciale e Maqedonisë publikon hapjen e dy hetimeve të reja

Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë mbasnesër, e Ejte, ka me i hapë dy hetime të reja.

Ato kanë me u elaborue në nji konferencë shtypi të planifikueme për të Ejten në orën 11, kanë njoftue nga Prokuroria Speciale Publike në profilin e tyne zyrtar në rrjetin social Twitter.

“Të Ejten me fillim në orën 11, press-konferencë e #PSP për dy hetime të reja”, qëndron prej para pak çastesh në profilin e PSP’s në Twitter.