Prokuroria Speciale ka ngritë sot zyrtarisht aktakuzë kundër Azem Sylës dhe grupit të tij

Sot Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritë edhe zyrtarisht aktakuzën kundër ish deputetit Azem Syla së bashku me 39 persona tjerë, të cilët akuzohen për vepra penale tue përfshi Krim të organizuem, Pastrim i pareve; Marrje të mitos; Mashtrim i randë; Mashtrim në detyrë; Nxjerrje të vendimeve gjyqësore të kundërligjshme; Keqpërdorim i pozitës zyrtare; Legalizimi i përmbajtjes së falsifikueme dhe Evazion fiskal.

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës thuhet se nji prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i parashtroi dy aktakuza në Gjykatën Themelore të Prishtinës për nji rast të PSRK me numër PPS 54/2014.