Prokuroria Speciale në Maqedoni hap 15 procedura parahetimore

Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë, përmes nji njoftimi bani të ditun sot se ka hapë 15 procedura parahetimore që kane të bajnë me financimin e mediumeve, keqpërdorim të procedurave për furnizime publike, evazion fiskal, larje paresh, veprime të ndryshme korruptive, dhe keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar hetimeve financiare, keqpërdorim të procedurave që kane të bajnë me punë ndërtimore.
Prokuroria e Katica Janevës, kërkon edhe ligj të ri për dënimin e institucioneve që nuk bashkëpunojnë me të, e ndër të cilat janë Agjencia për Kadastër, Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim – Departamenti për mbështetje tekniko-operative, Njësia për mbrojtjen e dëshmitarëve e MPB’s, ministri të caktueme, Gjykata Administrative, Prokuroria Publike e Shkupit dhe Prokuroria për ndjekje të Krimit të Organizuem dhe Korrupsionit…