Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë për pjesëtarin e ISIS

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritë aktakuzë në Gjykatën Themelore në Gjilan, kundër të pandehunit, F. B., për veprën penale: organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist.

Simbas aktakuzës, i pandehuni F.B. nga mueji Fror 2015 e deri në Dhetor të vitit 2015, kur asht kthy në Republikën e Kosovës, ka qëndrue në Siri ku i asht bashkue organizatës terroriste ISIS.

Fillimisht në Siri, i pandehuni iu asht nënshtrue trajnimeve teorike dhe praktike për përdorimin e armëve dhe bombës së dorës.

Aktakuza u ngritë nga nji prokuror vendas i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozue Gjykatës që të pandehunin me shpallë fajtorë për veprën penale dhe me dënue simbas ligjit.