Prokurorja speciale kallxon se çka e pret Ivanov’in

katica

“Presidenti Gjorge Ivanov do të ketë shumë punë për me falë sepse na do të hapim shumë raste të dyshueme për krime dhe korrupcion”, tha në pres-konferencën e sotme në Shkup prokurorja speciale e Maqedonisë Katica Janeva.
Mesazhi i Janevës për Ivanovin erdhi mbas vendimit të presidentit për falje kolektive të nji numri të madh të politikanëve, funksionarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyne.

Vendimin e Ivanovit e ka komentu edhe prokurorja speciale Lençe Ristovska.

“Analizojmë vendimin e Ivanovit, nga i ka marrë informatat e mshefta për me krijue listën e të falunve”, tha Ristovska.

“Mbasi që procedurat tona janë të mshefta dhe nëse zbulojmë ndonji që i ka dhanë këto të dhana të mshefta ai/ajo do të japë llogari. Na nuk e pranojmë vendimin e Ivanovit për asnji që e ka falë”, tha Ristovska.

Ajo shtoi se, PSP ka detyrë ligjore me vazhdu me punë dhe nuk ka vend për brengosje dhe se do të vazhdojë me punë dhe do të kërkojë konfiskim të pasunisë së marrë ilegalisht nga personat në fjalë.

“Asnji person nuk mundet me i ikë drejtësisë, do të japë llogari dhe do të kthejë atë që e ka marrë”, tha Ristovska, raporton Portalb.